AMA

AMA Life

Hapësira

AMA përbëhet nga oborri me hapësirë 10 ari. E tërë hapësira është e menduar për shfrytëzim dhe argëtim të fëmijëve në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që do të mbahen në ambient të jashtëm Kopshti AMA përbëhet nga: dhomat e fëmijëve, kuzhina dhe mjediset e mbajtjes dhe konzervimit të ushqimit sipas standardeve të fundit. Vemendje e veçantë u ështe caktuar tualeteve posaçërisht atyre për fëmijë dhe të personelit.

Tutje, dhomat janë të ndara sipas grupmoshave të fëmijëve. Kjo ndarje është bërë me qëllim mbështetjen e zhvillimit të tyre dhe socializimit të fëmijëve në bazë të nevojave specifike zhvillimore. Qëndrimi i fëmijëve në grupe mikse mundëson modelimin e sjelljeve midis moshatarëve dhe rritjen e mësimit të aftësive të reja, të të nxënurit të dijës, nëpërmjet imitimit të më të rriturve.

Mjediset në kopshtin AMA janë të pajisura me tualete personale për fëmijët, dollapë të veçantë për secilin fëmijë. Të gjitha këto lehtësisht të arritshme sipas gjatësisë së fëmijës. Këndi i lodrave të përshtatshme sipas grupmoshave dhe lojërat të cilat nxisin kuriozitetin e fëmijëve. Hapësirat e hapura në AMA kopshtin përveç që janë të menduara për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sikur lënda e muzikës, yoga, poashtu janë të menduara të shërbejnë edhe si hapësira argëtimi për fëmijët. Kjo pasi është vërtetuar edhe shkencërisht që hapësirat e hapura dhe me ndricim natyral, ndikojnë në socializimin dhe gjendje mentale më të zhvilluar të fëmijëve

Aktivitetet

Aktivitetet e ndryshme të ofruara në kopshtin AMA e ndihmojnë fëmijën tuaj që të socializohet dhe të jetë i përgatitur me aftësitë njohëse. Programi i krijuar nga stafi profesional, bën që fëmijës tuaj ti ofrohen njohuri nëpërmjet lojërave të ndryshme, duke mos qenë të bezdisshme por atraktive dhe interesante

AMA Balet

AMA Edukatë Fizike

Ama Yoga

AMA Gjuhë Angleze

AMA Muzikë

AMA Art

Aktivitete Jashtëshkollore

Program Edukues