Dhomat e fëmijëve janë të pajisura me elementet e nevojshme për garantimin maksimal të mirërritjes së tyre, sikur:
Pastrimi dhe higjiena e fëmijëve
Ngrohja optimale
Tavolinat
Karriget dhe krevatet presonal të përshtatshme për grupmoshën e fëmijëve
Të gjitha mjediset janë të pajisura me mjetet e nevojshme për organizimin e lojërave dhe aktiviteteve ditore.
Muret e dhomave janë të dekoruara dhe të ilustruara me qëllim krijimin e një ambienti të këndshëm për fëmijët.
Siguria fizike është një prej faktorëve më të rëndësishëm dhe që i është kushtuar vëmendje e veçantë, ku prioritet i është dhënë vendosjes së rregullave përkatëse dhe të përcaktuara në raste emergjence.
Klasët
Klasat janë të ndara sipas grupmoshës së fëmijëve, ndarja e fëmijëve sipas grupmoshës është realizuar me qëllim mbështetjen e zhvillimit të tyre dhe qëndrimit më pranë të fëmijëve në bazë të nevojave specifike zhvillimore.
Këndi i ngrënjes
Këndi i ngrënies në AMA kopshtin përbëhet nga ngjyra e kaltër. E vërtetuar dhe shkencërisht si ngjyrë specifike e cila krijon ndjenjë të thellë relaksimi, gjendje paqësore dhe elementi më i rëndësishëm, pastërtia. E veçanta e këndit të ushqimit janë lavamanët të cilët kanë gjatësinë që u përshtaten fëmijëve gjatë pastrimit të duarve.
Kinemaja
Kjo është kinemaja e AMA kopshtit ku kurioziteti i fëmijëve nga materialet enciklopedike do të përcjellet edhe nëpërmjet filmave të ndryshëm me karakter edukativ por edhe filmave dokumentarë. Poashtu do të organizohen edhe mbrëmjet e filmit së bashku me prindërit e fëmijëve të AMA kopshtit.