AMA

Çka mëson fëmija në kopsht?

Program I vecante

Në kopshtin AMA programi është i përpiluar dhe zhvillohet në vazhdimësi një program i specializuar dhe i studiuar për edukimin e fëmijëve, i ndarë sipas grupmoshave në përputhje me zhvillimin e tyre biologjik dhe psiko-emocional.

Me hartimin e një programi edukativ jemi përpjekur që të gërshetojmë eksperiencat tona dhe ato botërore në mirërritjen e fëmijëve. Duke u mbështetur në hulumtimet shkencore të ndryshme mbi zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme.

Gjatë qëndrimit të fëmijës në kopsht, kohë të konsiderueshme zë organizimi i lojërave edukative dhe aktiviteteve tjera shoqëruese argëtuese. Të gjithë fëmijët janë të inkurajuar të përfshihen në aktivitete në përputhje me moshën e tyre, me qëllim argëtimin dhe stimulimin e zhvillimit psiko-fizik dhe emocional.

Çka përfiton fëmija në kopsht?

Që prej ditëve të para të themelimit të Kopshtit AMA, vizioni ynë nuk ka ndryshuar: “Ne zotohemi me përgjegjësinë më të plotë që fëmijët janë dhurata më e bukur dhe si të tillë ata duhet të rriten me dashuri dhe me përkushtim, në mënyrë që në asnjë moment të mos cënohet mirëqenia e tyre dhe ditët e kaluara në kopshtin tonë të jenë momente argëtimi e aspak monotonie”. Ne vazhdojmë të rritemi nga aspekti i përvojave profesionale, sepse çdo fëmijë ka nevoja të veçanta dhe kërkon vëmendje të veçantë. Për këtë arsye ne mbetemi të vendosur që puna me fëmijë është e bazuar krejtësisht mbi çiltërsinë e stafit, njejtë sikur është edhe natyra e fëmijëve e pastër dhe pa hile.

Kujdes fizik dhe emocional.

Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vetushqyerjes.

Rritje të shëndetshme dhe të përshtatshme në përputhje me moshën.

Fitimin e aftësive sociale me moshatarët.

Mbështetje për mirërritjen e tij në aspektin fizik, social, emocional dhe në bazë të nevojave të tij individuale.

Respektim të të drejtave të fëmijëve, personalitetit, kulturës dhe prejardhjes.

Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup.

Çfarë përfitoj unë si prind nëse fëmiu im regjistrohet në AMA?

Çdo fëmijë ka hapësirë të vetën individuale 7-8m2

Hapësira e jashtme për argëtim dhe aktivitete është 10 ari

Jemi i vetmi kopsht në rajon me infrastrukturë super moderne dhe me klasa të ndara sipas grup-moshave specifike.

Plotësisht i nënshtruar ndaj dritës natyrale, në mënyrë që të përthithet maksimalisht vitamina D.

I vetmi kopsht me fermë të vetën të pemëve/ perimeve dhe pulave.

Me kualitet të garantuar të ushqimit plotësisht BIO, të gjitha sipas planit të nutricionistes Diola Dosti Baftiu.

Kuzhinë e posaçme dhe me pajisjet më moderne.

Çdo edukatore ka në përkujdesje deri në 8 fëmijë, duke mos lejuar që të humbet vëmendja dhe kualiteti i përkujdesjes

I vetmi kopsht që ka kinema të vetën me planprogram edukativ

Aktivetet jashtëshkollore që do të organizohen në mënyrë të vazhdueshme

Mundësi e përkujdesjes me orar të zgjatur me pagesë ekstra

Për mbarëvajtjen e shëndetit të fëmijëve do të bëhen vizita nga pediatrja e kopshtit, çdo dy javë.

Objekt me kamera të sigurisë në çdo cep të kopshtit

Në kuadër të aktiviteteve që planifikohen të organizohen brenda Kopshtit AMA janë shkolla e muzikës, yoga, arti, shkolla e gjuhëve të huaja, baleti dhe edukata fizike.

Mundësia e transportit të organizuar

Hapësira parkingu të mjaftueshme në hapësirat e kopshtit

Kushtet e regjistrimit

Nëse pas vizitës në Kopshtin AMA prindërit janë dakorduar që kujdesin e fëmijës t’ia besojnë kopshtit tonë, në fund të kësaj broshura është e përfshirë FORMA E APLIKIMIT e cila pas plotësimit nga ana e prindërve së bashku me stafin mbështetës të Kopshtit AMA, do të konsiderohet si formë zyrtare e pajtimit me kushtet dhe dispozitat e përcaktuara sipas ligjeve në fuqi dhe aspektet rregullative financiare të marrëveshjes

Regjistro fëmiun tuaj ne AMA