AMA

Ushqimi

Galeria e ushqimit

I gjithë ushqimi në kopsht është i përgaditur nga stafi i trajnuar profesionalisht. Më e rëndësishmja, çdo gjë që u servohet vie direkt nga ferma jonë ku kultivimi i pemëve dhe perimeve është plotësisht BIO. Fëmijët tuaj ushqehen krejtësisht sipas menuve të përcaktuara nga nutricionistja e kopshtit tonë. Menuja e krijuar është përpiluar sipas moshave të tyre në mënyrë që të gjitha vlerat ushqyese të përthithen nga fëmijët tuaj që të rriten të shëndetshëm, mbi të gjitha duke ua mbjellur kulturën e të kuptuarit të rëndësisë së ushqimit të shëndetshëm. USHQIMI Me kualitet të garantuar të ushqimit plotësisht BIO, krejt sipas planit të nutricionistës Diola Dosti Baftiu